![Foreign Affairs Council lr A ishte Shqipëria në axhendën e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së? – Exit sqaron](https://exit.al/wp-content/uploads/2016/07/Foreign-Affairs-Council-lr.jpg)
Disa media kanë pretenduar se çështja e reformës në drejtësi ka qenë në axhendën e Këshillit ë Punëve të Jashtme të BE-sëEuropian (Mbledhjes së Ministrave të Jashtëm) e cila u zhvillua të hënën në Bruksel.
Por informacioni është i rremë. Shqipëria, aq më pak reforma në drejtësi, nuk kanë qenë as pjesë e axhendës dhe as e diskutimit të minsitrave të jashtëm në mbledhjen e fundit.
Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e detajuar të Këshillit për përmbajtjen e mbledhjes, çështjet që janë diskutuar gjatë saj kanë qenë:
- Lufta kundër terrorizmit pas aktit terrorist në Nicë;
- Gjendja në Turqi;
- Strategjia e BE-së për Kinën;
- Bisedë informale e ministrave me Sekretarin amerikan të Shtetit Xhon Kerri.