A mundet presidenti Trump të sfidojë fitoren e Bidenit në gjykatë?

Nga Exit News
A mundet presidenti Trump të sfidojë fitoren e Bidenit në gjykatë?

Gjatë ditëve të fundit, ndërsa numërimi i votave ka vazhduar, Donald Trump ka bërë vazhdimisht pretendime se procesi i numërimit të votave po manipulohej nga demokratet dhe është zotuar të shkojë në Gjykatën e Lartë.

Se çfarë do të thotë kjo është ende e paqartë. Trump dhe këshilltarët e tij të fushatës  kanë nisur procese gjyqësore në një sërë shtetesh kryesore – përfshirë në Michigan dhe Pensilvenia – për të kërkuar ndalimin e numërimit të votave, por gjykatësit i kanë refuzuar ato.

Në Pensilvani, Trumpi kërkoi ndalimin e numërimit të votave sepse votat me postë kanë arritur 3 ditë më vonë. Republikanët prentendojnë se këto vota nuk duhet të numërohen pasi nuk janë të ligjshme.

Matthew Weil, drejtori i projektit për Zgjedhjet në Qendrën Kërkimore të Politikave Bipartizane, deklaroi për BBC-në se shqetësimi i Trumpit do të kishte vlerë sikur diferenca e votave mes Trumpit dhe Bidenit të ishte shumë e ngushtë.

Sipas BBC-së, fitorja e Bidenit bazuar në epërsinë e tij në Pensilvaninë është vendimtare, pasi ai kryeson me 30 mijë vota diferencë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>