Pasi kryeministri Rama njoftoi të mërkurën se javën e parë të shtatorit do të prezantohet kabineti i ri qeveritar, zv.kryeministri Erion Braçe ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë pjesë e saj.
Në Facebook Braçe shkruan “ka një fund” dhe se ndihet i vlerësuar, që ka shërbyer ndaj qytetarëve në nevojë përgjatë 24 viteve të fundit.
Nuk është e qartë nëse me fjalën fund, Braçe i referohet tërheqjes së tij nga detyrat qeveritare apo nga politika aktive.
Gjatë kongresit të PS-së, që u mbajt në qershor një tjetër figurë e vjetër në PS Gramoz Ruçi, konfirmoi tërheqjen nga politika.
Sesioni i ri parlamentar në Shqipëri pritet të fillojë më 9 shtator.