A po largohet Erion Braçe nga deputet?

Nga Exit News
A po largohet Erion Braçe nga deputet?

Pasi kryeministri Rama njoftoi të mërkurën se javën e parë të shtatorit do të prezantohet kabineti i ri qeveritar, zv.kryeministri Erion Braçe ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë pjesë e saj.

Facebook Braçe shkruan “ka një fund” dhe se ndihet i vlerësuar, që ka shërbyer ndaj qytetarëve në nevojë përgjatë 24 viteve të fundit.

Nuk është e qartë nëse me fjalën fund, Braçe i referohet tërheqjes së tij nga detyrat qeveritare apo nga politika aktive.

Gjatë kongresit të PS-së, që u mbajt në qershor një tjetër figurë e vjetër në PS Gramoz Ruçi, konfirmoi tërheqjen nga politika.

Sesioni i ri parlamentar në Shqipëri pritet të fillojë më 9 shtator.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>