A rrezikon të mbyllet llotaria amerikane?

A rrezikon të mbyllet llotaria amerikane?

Afërsisht 34 milionë imigrantë të ligjshëm jetojnë në Shtetet e Bashkuara sot. Këtu përfshihen emigrantët me leje të përfìhershme qendrimit (karta jeshile); studentë dhe punëtorë me leje të përkohshme qendrimi.

Për vite me rradhë kongresmenë të ndryshë të SHBA-ve kanë propozuar kufizimin ose ndryshimin e kushteve për përfitimin e kartës jeshile.

Presidenti Trump vitin e kaluar i propozoi kongresit kushte të reja për llotarinë amerikane. Sipas tij, karta jeshile mund të fitohet përmes një sistemi pikëzimi dhe duhet të ndërpritet fitimi I kartës jeshile përmes emigracionit familjare ose emigracionit zinxhir. Masat e propozuar nga Presidenti Trump do të diskutohen në kongres gjatë muajit prill.

Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve për vitin 2016:

Përmes emigracionit zinxhir, rreth 800 mijë persona kanë marrë lejë qendrimi të përhershme të ligjshme. Kjo është mënyra më e zakonshme për të fituar kartën jeshile në Amerikë.

Përmes llotarisë amerikane, gjatë viti 2017 janë pranuar në SHBA rreth 83 mijë persona duke përfshirë edhe familjarët e përfshirë në aplikim.

Çdo vit, rreth 50,000 mijë persona nga vende të ndryshme të botës fitojnë kartën jeshile përmes llotarisë. Nga viti në 1995 deri më sot më shumë se 1 milion emigrantë kanë marrë kartat e gjelbër përmes lotarisë.

Pjesa më e madhe shqiptarëve që emigraojnë në SHBA përzgjidhen përmes programit të llotarisë. Vitet e fundit numri i aplikantëve shqiptarë është rritur ndjeshëm.

Vetëm në vitin 2015, rreth 200 mijë shqiptarë ose rreth 7 për qind e popullsisë aplikuan në llotarinë amerikanë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>