Bojken Abazi tregon me dokumenta vjedhjen e votave

Nga Exit News
Bojken Abazi tregon me dokumenta vjedhjen e votave

Boiken Abazi, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka treguar me dokumenta vjedhjen e votave në Berzhitë.

Abazi sqaroi përmes një postimi në Facebokk se nga 3 vota të shkruara në procesverbal, në të vërtet ka marrë 31 vota:

“Nga 3 vota, potecialisht 31 vota në Bërzhitë – Bashkia Tiranë

Mbrëmë morëm nga KQZ-ja një pjesë të konsiderueshme të pamjeve filmike nga Qendrat e Numërimit për Qarkun Tiranë, ku kam kandiduar si i pavarur.

Numërimi i kutive të votimit të këtyre 8 qendrave është bërë në shkollën “1 Maji”, KZAZ nr. 30 në Tiranë. Gjetjet e ekipit janë domethënëse, si në vijim:

Votat e raportuara nga KQZ-ja për 8 Qendrat e Votimit të Njësisë Administrative Bërzhitë për kandidaturën time janë në total 3.

Në ndërkohë, nga monitorimi i pamjeve filmike për 8 Qendrat e Votimit del që:

• 2 vota të tjera për kandidatin e pavarur kanë qenë të vlefshme, të sakta dhe nuk janë marrë parasysh e nuk janë pasqyruar në procesverbal.

• 21 vota të tjera kanë dy shenja X: një për kandidatin e pavarur dhe një për PS.

• 4 vota të tjera kanë dy shenja X: një për kandidatin e pavarur dhe një për PD.

• 1 votë ka tre shenja X: një për kandidatin e pavarur, një për PS dhe një për PD.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>