Qeveria amerikane i ka kërkuar Kongresit marrjen e kompetencave të jashtëzakonshme dhe pezullimi i disa të drejtave kushtetuese të qytetarëve.
Sipas një raportimi nga POLITICO, Departamenti amerikan i Drejtësisë i ka kërkuar Kongresit pajisjen me pushtetin për t’u kërkuar gjyqtarëve të mbajnë nën arrest njerëzit për një kohë të papërcaktuar, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
Admisnitrata Trump kërkon, gjithashtu, pezullimin e afateve të hetimeve nga ana e prokurorisë, zgjatjen e afateve për parashkrimin e krimeve, vendosjen e procedurave të veçanta për zhvillimit të procesve gjyqësore, ndryshimin e mënyrës së trajtimit të kërkesave për azil, etj.
Këto janë vetëm disa nga kompetencat që qeveria amerikane po kërkon të marrë me qëllim përballjen me krizën e shkaktuar nga epidemia e koronavirusit.
Sidoqoftë, ato kanë pak gjasa të miratohen nga Kongresi i cili kontrollohet nga shumica demokrate.