Admirim Xhindi, ish-student dhjetori: Studentët nuk ishin heronjë, por bijtë e vendit

Nga Exit News
Admirim Xhindi, ish-student dhjetori: Studentët nuk ishin heronjë, por bijtë e vendit

Admirim Xhindi, ish-student dhjetori foli për ndjesitë e tij gjatë ditëve të protestave të 8 dhjetorit. Për të qënia në atë protest ishte “fat që ka pasur brezi jonë, që kur ishim 20 vjeç u ndodhëm në momentin e duhur, në vendin e duhur”.

I ftuar në emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews, Xhindi, ngjarjet e asaj dite i kujtoi kështu:

Dhjetori është pjesë e historisë sime. Është një nga ngjarjet e rëndësishme që na ka ndodhur. Unë e ndiejë si fat që ka pasur brezi jonë, që kur ishim 20 vjeç u ndodhëm në momentin e duhur, në vendin e duhur.

Por kjo duke ndenjur larg heronjve të dhjetorit. Ne ishim 20 vjeçar, me ndjenjën tonë rebeluese, sic e kanë të gjithë 20 vjeçarët. Dhe atëherë bëmë atë që duhet të bënim.

Dhjetori erdhi në mënyrë natyrale, me fat e kaluan atë pa viktima, pa derdhje gjaku. Dhe nuk e bënë që ta trumbetonin.

Studentët atëherë kishin distanca sociale dhe politike. Por protesta e dhjetorit ishte përgjithësuese.

Kësaj thirrje disa ju përgjigjën në mënyra të ndryshme. Pjesa dërrmuese morrën pjesë në protestën 3 ditore, në këtë valë ditore që përfshihu qytetin e Studentit.

Unë nuk mendoj se studentët edhe ata më kurajozët, edhe ata në linjë të parë ishin heronjtë e vendit. Ishin bijtë e vendit.

Shumë persona prisnin nga ne, sepse pak a shumë ishte fundit i komiunizmit. Siç po mbaronte ne vende të tjera po mbaronte edhe në Shqipëri.

I kishte ardhur fundit ekonomik. Dhe ky ishte fundi që e revoltoi më shumë popullin. Atë e ndjenë të gjithë shqiptarët. Fundi politik kishte kohë që kishte ardhur, por e ndjente më shuëm pjesa e deklasuar.

Unë edhe në momentin kur më morrën tek burgu sapinstave, u thashë që ne kemi vetëm kërkesa ekonomike.

Ky regjim po bëhej gjithmonë e më dobët, dhe si më i dobët gjithmonë e më pak ke frikë. Dhe ishte mënyra e vetme për të dalë Shqipëria nga ky kurth ekonomik dhe shoqëror.

Plagët e komunizmit ndjehen akoma në Shqipëri. Tek ata që kanë marrë plagët dhe ata që i kanë dhënë plagët. Sepse ata që i kanë dhënë plagët ndjehen se kanë bërë gjënë e duhur.

Komunizmi në Shqipëri nuk është përmbysur akoma. Kur komunizmi të anullohet, atëherë Shqipëria do të ecë përpara, si e gjithë Evropa, njësoj sic e kërkonim ne.

Unë ika në emigrim me idenë se do të kthehesha një ditë në Shqipëri. Por fatkeqësisht Shqipëria nuk u bë asnjëherë dashamirëse me shqiptarët që ikën nga Shqipëria.

Mua më vjen shumë keq që tani, kthehem në Shqipëri dhe dukem i huaj. Shqipëria mbetet vendi im, vendi që kam lindur, vendi që dua. Por, Shqipëria po bëhet gjtihmoën e më e huaj me ne bijtë e Shqipërisë që jemi larguar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>