Afatet e pritjes në ambasadën gjermane për viza pune dhe bashkim familjar

Nga Exit News
Afatet e pritjes në ambasadën gjermane për viza pune dhe bashkim familjar

Në ambasadën gjermane në Tiranë koha e pritjes për caktimin e takimit për vizë pune shkon deri në 3 muaj. Ndërsa për caktimin e takimit për bashkim familjar aplikuesit duhet të presin deri në 10 muaj.

Këto të dhëna u raportuan nga qeveria gjermane ndaj interesimit të grupit parlamentar të liberalëve (FDP) në parlamentin gjerman (Bundestag), mbi gjendjen e digjitalizimit të procedurës së dhënies së vizave sipas rregullores se Ballkanit Perëndimor, raporton Deutsche Welle.

Në Kosovë dhe Serbi pritja për viza për bashkim familjar arrin deri në një vit. Në Sarajevë pritja zgjat deri në dhjetë muaj, dhe në Shkup deri në tetë muaj.

Në këto konsullata nuk ka nevojë për pritje për vizë pune.

Koha e pritjes për një takim në ambasadë është zgjatur nga 6 muaj në fillim të marsit në 8 muaj në prill, sipas studimit të Entit të Punës për Rregulloren e Ballkanit Perëndimor.

Qeveria gjermane vendosi zgjatjen e marrëveshjes për emigracionin nga Ballkani Perëndimor por vendosi një kufizim në numër deri në 25 mijë persona në vit.

Sipas partisë opozitare liberale, zgjatja e rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila është kaq e vlefshme ekonomikisht, ishte veprim i drejtë, por jo kufizimi i numrit të personave.

Më 9 tetor 2020 rregullorja e Ballkanit Perëndimor do të shtrohet për miratim në Dhomën e Landeve (Bundesrat). Mbas kalimit në Bundesrat, rregullorja do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>