Afati i regjistrimit në zgjedhje kaloi, por askujt nuk i bëhet vonë

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Afati i regjistrimit në zgjedhje kaloi, por askujt nuk i bëhet vonë

Edhe pse duket sikur kanë ndodhur shumë kohë më parë, zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 ishin, praktikisht, goditja fatale ndaj Kodit Zgjedhor aktual.

dhunim të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet u shtynë; partitë e opozitës u regjistruan në KQZ shumë më vonë se afati i përcaktuar nga ligji; dhe vendimi i Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Lulzim Basha për ndalimin e koalicioneve zgjedhore me qëllim dëmtimin e LSI-në ishte i pabazuar në ligj dhe u mohoi partive të vogla të drejtat që u takonin me ligj. Por tani, siç thotë shprehja, kanë rënë në gropën që u hapën të tjerëve.

Për arsye se shumë parti të vogla të djathta u ndjenë të tradhëtuara nga marrëveshja Rama-Basha, tani ato nuk pranojnë t’i bashkohen vendimit të Partisë Demokratike për braktisjen e parlamentit.

Si rezultat, shumë nga kandidatët e tyre për deputetë, të vendosur nga Basha në pozicione të pazgjedhshme në listë po pranojnë mandatet e lëna nga deputetët e PD-së.

Kohët e fundit, disa nga këto “renegatë” të Partisë Demokratie formuan një grup parlamentar “demokratik” me kryetare deputeten Rudina Hajdari, një nga dy deputetët e PD-së, të cilët nuk pranuan të dorëzonin mandatet.

Me rritjen e numrit të deputetëve që marrin madatet në Kuvend, Hajdari, pa dyshim, do të shitet nga qeveria si kryetarja de facto e opozitës, me shpresë se kështu do të arrijnë të miratojnë ligjet dhe vendimet, të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar parlamentare, si reforma zgjedhore, zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe zgjedhja e prokurorit të ri të përgjithshëm.

Sidoqoftë, e ardhmja politike e Hajdarit do të varet nga fakti nëse ajo do të hyjë ose jo në zgjedhjet vendore me një parti të re. Javën e shkuar u fol shumë se Hajdari do të krijonte një parti të re të quajtur “Bindja Demokratike”, por ajo ka qenë e rezervuar për perspektivë e saj në këtë drejtim. Ndërkohë, këtë parti e ka krijuar Astrit Patozi dhe një grusht ish-funksionarësh apo ish-deputetësh demokratë. Deri tani, as Hajdari dhe deputetët e tjerë të konfirmuar nga listat e PD-së në Kuvend nuk kanë pohuar apo shprehur se do të jenë pjesë e partisë të drejtuar nga Patozi.

Deri më tani, edhe PD dhe LSI i kanë bojkotuar zgjedhjet. Ata nuk janë regjistruar në KQZ, nuk kanë paraqitur as anëtarët e KZAZ-ve, as të qendrave të votimit. Afati i fundit për regjistrimin në KQZ ishte më 23 prill.

Tani që afati kohor kaloi, duket se as “opozita e re” e Hajdarit, as partia e Patozit nuk janë regjistruar. Natyrisht, as partitë legjitime të opozitës nuk mund të regjistrohen më për zgjedhjet vendore.

Gjendemi kështu në të njetën situatë të vitit 2017, kur marrëveshja përfundimtare e bërë disa javë përpara zgjedhjeve e shkeli Kodin Zgjedhor në avantazh të dy partive kryesore.

Pavarësisht, se pak gjasa ka që këtë herë të ketë një marrëveshje të re, aq më tepër që Rama ka shumicën në Kuvend dhe mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, mbarimi i afatit përfundimtar për regjistrimin në zgjedhje vulosi fatin e Kodit Zgjedhor si një ligj që nuk mund të mbahet më. Sikurse nxori në pah paaftësinë e opozitës dhe të qeverisë për të hartuar një kod zgjedhor të besueshëm.

Reforma zgjedhore është një nga kushtet kryesore të vendosura nga BE për hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Parlamenti gjerman e ka bërë të qartë se nuk do të ketë hapje të bisedimeve pa reformën e re zgjedhore. Por, pavarësisht premtimeve, nëntor të 2018, të kryetarit të shumicës socialiste, Taulant Balla ndaj Parlamentit Evropian se reforma do të kryhej përpara Krishtlindjes, deri më tani nuk ka ndryshuar asgjë.

Ndoshta qeveria Rama do ta nxjerrë si me magji reformën përpara zgjedhjeve, por kodi i ndryshuar nuk mund të zbatohet në këto zgjedhjet lokale, pasi ligji zgjedhor nuk mund të ndryshohet gjashtë muaj para zgjedhjeve.

Tani për tani, Kodi Zgjedhor aktual mbetet i plotfuqishëm, edhe pse në prag të shembjes së tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>