AFP: Kombet e Bashkuara akuzojnë Shqipërinë për furnizimin e Kongos me armë

Nga Alice Elizabeth Taylor
AFP: Kombet e Bashkuara akuzojnë Shqipërinë për furnizimin e Kongos me armë

Shqipëria i ka shitur armë luftarake Republikës Demokratike të Kongos pa njoftuar Kombet e Bashkuara sipas marrëveshjes së 2004, shkruan raporti i fundit i Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, i parë nga Agjensia Franceze e Lajmeve (AFP).

Ekspertët e KB thanë se armët dhe trajnimet, përveç Shqipërisë,  janë shitur edhe nga vende të tjera si Rumania, Turqia, Afrika e Jugut, Izraeli, Kina, Irani, Britania, Korea e Veriut, Sudani dhe SHBA-të.

Disa armë kanë rënë në duart e grupeve të armatosuar në lindje të vendit, lajmëron raporti konfidencial i ekspertëve të KB i parë nga Agjensia Franceze e Lajmeve, më 19 qershor.

Pas këtyre raportimeve, Exit News kontaktoi me një zëdhënës të Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një mesazhi në WhatsApp i mohoi këto akuza, duke nisur një deklaratë të vitit 2011, të lëshuar nga ish zëdhënësi i atëhershem i Ministrisë së Mbrojtjes Edvin Kulluri.

“Në përgjigje të akuzave të të ashtuquajturit skandal i përdorimit të armëve shqiptare në luftën në Kongo, Ministria e Mbrojtjes sqaron se nuk ka asnjë skandal dhe as lajm. Shitja e armëve nga qeveria është ligjore. Kjo shitje u raportua tek Kombet e Bashkuara, dhe u publikua në faqen zyrtare të Agjensisë së Kontrollit të Eksporteve Shtetërore”, tha atëherë Ministria e Mbrojtjes.

Në fakt raporti i parë nga AFP i përket kohëve të fundit. Exit News i kërkoi edhe një deklaratë zyrtare zëdhënësit të kryeministrit, por deri më tani nuk ka marrë asgjë.

Republika Demokratike e Kongos është një nga pikat e zjarrta të Afrikës, e kapur nga dhuna ushtarake, prej së cilës muajt e fundit kanë humbur jetën më shumë se një mijë njerëz dhe janë larguar më shumë se gjysëm milionë qytetarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>