Afrika e Jugut ndalon përdorimin e Astra Zenekës

Nga Exit News
Afrika e Jugut ndalon përdorimin e Astra Zenekës

Afrika e Jugut ka ndaluar përdorimin e vaksinës Astra Zeneka, pas rezultateve zhgënjyese kundër mutacionit afrikan të virusit, raporton BBC.

Studimi i kryer me rreth 2000 persona të moshës 30 vjeçare gjeti se vaksina ofron mbrojtje minimale kundër rasteve me simptoma të lehta dhe të mesme të Covid-19.

Afrika e Jugut ka marrë 1 milionë doza të vaksinës Astra Zeneka dhe kishte planifikuar të niste vaksinimin javën e ardhshme. Deri në shqyrtimin e të dhënave të studimit, Afrika e Jugut do të vazhdojë vaksinimin me vaksinën e Johnson & Johnson dhe Pfizer, në javët e ardhshme.

Ekspertët u shprehën se studimet e fundit tregojnë se Moderna ofron mbrojtje të lartë ndaj mutacionit afrikan, Astra Zeneka mbron kundër variantit britanik të virusit, dhe Pfizer-BioNTech mbron nga të gjitha variantet e virusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>