
Presidenti Meta ka dekretuar ndryshimet në ligjin për administrin e pasurive të sekuestruara sit ë përfituara nga veprimtari kriminale.
Me ndryshimet në ligj, shtohen kompentencat e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për të administrimin edhe të provave materiale, përveç pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga organet e drejtësisë.
Kjo agjenci po ashtu do të kalojë nga Ministria e Financave në varësi të Ministrisë së Brendshme.
Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka deklaruar se ligji i ri ‘është pjesë e paketës kundër krimit dhe terrorizmit’ dhe i jep agjencisë fuqi vendimmarrëse.
Me ligjin e ri, do të jetë Agjencia dhe Komiteti Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar, ata që do të vendosin për administrimin e pronave, pa pasur nëvojë për vendim gjykate.