Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve nuk rekomandon mbylljen e shkollave, edhe në rast se Blloku do të përballet me një tjetër valë infektimesh.
Sipas raportit të fundit, cituar nga Euractive, përfitimet e fëmijëve që ndjekin shkollën tejkalojnë rrezikun e kontraktimit dhe përhapjes së COVID-19.
mbështet dhe azhurnon provat e paraqitura në raportet e mëparshme të ECDC për të njëjtën temë të lëshuar në vitin 2020.
Raporti zbulon se në muajt e ardhshëm, rastet e COVID-19 tek fëmijët ka gjasa të rriten, për shkak të variantit Delta dhe për shkak se shumica janë të pavaksinuar, ndryshe nga të rriturit.
Raporti thekson se fëmijët e të gjitha moshave janë “të ndjeshëm ndaj dhe mund të transmetojnë SARS-CoV-2”, por fëmijët më të vegjël duket se janë transmetues më të dobët, krahasuar me moshat më të rritura.
Fëmijët e moshave 1-18 vjeç deri tani kanë nivele shumë të ulta të shtrimit në spital, sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve nga Covid-19 sesa grupmoshat e tjera. Megjithatë, pasojat afatëgjata të kontraktimit të virusit janë ende të paqarta.
Sidoqoftë, vendimi për të mbyllur shkollat për të kontrolluar pandeminë, duhet të jetë zgjidhja e fundit për shkak të “ndikimeve negative fizike, mendore dhe arsimore të mbylljes proaktive të shkollës tek fëmijët, si dhe ndikimit ekonomik në shoqëri më gjerë”, sipas raportit.
“Megjithëse mbylljet e shkollave mund të kontribuojnë në një reduktim të transmetimit COVID-19 si një masë e fundit, mbylljet në vetvete janë të pamjaftueshme për të parandaluar transmetimin në komunitet në mungesë të ndërhyrjeve të tjera jo-farmaceutike,” përfundoi raporti.