Spiunët turq kanë rrëmbyer në Kenia nipin e Fetullah Gylen, njoftoi AFP, më 31 maj.
Agjencia e lajmeve shtetërore turke Anadolu raportoi se Selahaddin Gulen u soll përsëri në Turqi nga agjentë nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT), duke cituar burime të panjohura të sigurisë, por nuk tha në cilin vend u arrestua.
Në një video të postuar në mediat sociale më 20 maj, gruaja e Selahaddin konfirmoi se çifti jetonte në Kenia dhe se ajo nuk kishte dëgjuar nga burri i saj, i cili jepte mësim në një shkollë në Nairobi, që nga 3 maji.
Ankaraja akuzon predikuesin mysliman me bazë në ShBA, Fethullah Gulen për organizimin e grushtit te shtetit në 2016 që la qindra të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur. Që nga viti 2016, Turqia ka arrestuar dhjetëra mijëra njerëz që dyshohet se kanë lidhje me Gulen.
Individë dhe media të lidhura me lëvizjen e Gulenit thanë në mediat sociale se Selahaddin ishte “rrëmbyer” në Kenia, ndërsa ata filluan një fushatë për lirimin e tij.
Selahaddin Gulen akuzohet se i përket “organizatës terroriste FETO”, përshkrimi i përdorur nga Ankaraja për lëvizjen e Fethullah Gulen.
“Së shpejti do të njoftojmë kapjen e një anëtari shumë të rëndësishëm të FETO-s. Ai është në duart tona,” tha Erdogan më 19 maj, duke ju referuar me siguri Selahaddin Gylen.
Që prej grushtit të shtetit të dështuar, Turqia ka “riatdhesuar” dhjetëra njerëz të akuzuar se i përkisnin rrjetit të Gulen.
Në 2018, Turqia rrëmbeu gjashtë shtetasve turq në Kosovë duke ndezur një krizë politike, e duke çuar në shkarkimin e ministrit të tij të brendshëm dhe shefit të inteligjencës.
Ankara gjithashtu ka bërë presion në shumë vende, veçanërisht në Ballkan, Azinë Qendrore dhe Afrikë, për të mbyllur shkolla të lidhura me lëvizjen “Gulenist”.
Kenia refuzoi në 2016 të mbyllë gjashtë institucione pavarësisht insistimit të Ankarasë. Nuk është e qartë nëse Selahaddin Gulen u kap me marrëveshjen e autoriteteve Keniane.