
Kreu i Këshillit të Agrobiznesit, Agrim Rrapaj ka kërkuar një paketë lehtësuese për fermerët për të cilët nuk është parashikuar asnjë ndihmë gjatë pandemisë Covid-19.
Ai ka kërkuar nga qeveria një paketë për sektorët e prodhimit ushqimor.
“Kur u shfaq COVID-19, i gjeti gjithë subjektet në mbjellje dhe prodhim. Mbyllja i pamundësoi vijimin e punës. Në këtë situatë ishte e domosdoshme që me fermerët të punohej në mënyrë solidare. Kemi probleme organizimi, menaxhimi, financimi. Ne kërkojmë që një pjesë e mirë e fermerëve që kanë marrë kredi, të kenë mundësi për të vazhduar të marrin kredi.” – tha Rrapaj në Real Story.