Agron Shehaj denoncon parregullësi në disa qendra votimesh

Nga Exit News
Agron Shehaj denoncon parregullësi në disa qendra votimesh

Kandidati për kryetar në Partinë Demokratike, Agron Shehaj denoncon se vëzhguesit e tij në disa qendra votimi në gjithë Shqipërinë po përjashtohen, po ndalohen dhe po pengohen që të monitorojnë procesin.

“Në degët  5, 10 dhe 15 në Tiranë vëzhguesit e mi janë përjashtuar ose nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e votimit”, shkruan Shehaj në Facebook.

Ai shton se në degët  2, 7, 12, 16 të Tiranës, në Delvinë, Patos, Devoll, Shkodër, Librazhd, Dibër, Berat vëzhguesit e tij po mbahen larg dhe nuk po iu lejohet që të verifikojnë nëse ata që po votojnë kanë të drejtë të votojnë apo jo.

Shehaj denoncon mijëra anëtarë të PD janë përjashtuar nga lista e votuesve ndërsa në Durrës sipas tij është shtuar një listë të re votuesish përveç listës që është dërguar nga selia qendrore në Tiranë.

Shehaj i bën thirrje komisionerëve dhe drejtuesve të PD “të mos i kthejnë zgjedhjet në një farsë elektorale”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>