Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj deklaroi të premten, se në pallatet e reja që do të ndërtohen në Bregun e Lumit do të vendosen 11 mijë familje, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Duke folur gjatë inagurimit të punimeve, Ahmetaj tha se zona e re është konceptuar si një qytet më vete:
“S’do jetë një koncept i një lagje të lënë pas dore në periferi të Tiranës por do jetë një nga 4-5 qendrat e reja të qytetit.”
Ahmetaj tha se në këtë zonë do të ketë një shkollë të re të mesme dhe do të vendosen zyrat e Drejtorisë Tatimeve dhe Doganave.
Sipas ministrit, në këtë kantier do punësohen mbi 1600 të punësuar.