
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi unanimisht Aida Hajnën, si drejtuese të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, Hajna mori votat e të gjithë anëtarëve të KLP-së ëpr tu zgjedhur në krye të BKH. Ajo do të drejtojë atë për një mandat 5 vjeçar.
Hajna ishte kandidatja e vetme e propozuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për kreun e BKH-së.
BKH është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, pranë SPAK-ut.