Ajri i ndotur vret më shumë se luftrat, duhani e çdo shkak tjetër

Nga Exit News
Ajri i ndotur vret më shumë se luftrat, duhani e çdo shkak tjetër

Ndotja e ajrit ul me tre vjet jetëgjatësinë e njeriut. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar më 3 mars në Gazetën Evropian të Shoqatës së Kardiologjisë.

Ky fakt do të thotë se ajri i ndotur është shkaku kryesor e vdekshmërisë në botë, duke e renditur atë përpara vdekjeve të shkaktuara nga luftrat, duhan pirja, SIDA, malaria apo sëmundjet e tjera.

Ndotja e ajrit, faktori më i nënvlerësuar i vdekshmërisë

Organizata Botërore e Shëndetit ka vlerësuar se 4,2 milionë persona vdiqën nga ajri i ndotur në vitin 2016.

Katyër vjet më vonë, kjo shifër është dy herë më e lartë—rreth 8.8 milion persona vdesin aktualisht në vit, sipas një studimi të një ekipi të drejtuar nga Jos Lelieved të Institutit të Kimisë në Gjermani.

Kërkuesit kanë analizuar të dhënat e mbledhura në të gjithë botën, dhe për herë të parë kanë gjetur se përveç efekteve në zemër dhe në mushkri, ndotja e ajrit ndikon edhe në diabet dhe në hypertension.

Shkaku i parë i vdekjeve

Ndotja e ajrit është faktori kryesor i vdekshëmrisë në botë, përpara duhanpirjes. Ajri i ndotur ul jetëgjatësinë e çdo individi mesatarisht me 2,9 vjet në krahasim me 2,2 vjet që e ul duhanpirja, 0,7 vjet SIDA, 0,6 vjet sëmundjet infektive të transmetuara nga pickimet e insekteve, dhe 0,3 vjet vrasjet përfshi ato në luftra.

Në Azinë Lindore, ne veçanti në Kinë, jetëgjatësia preket jashtëzakonisht shume nga ndotja e ajtit—ajo ul jetëgjatësinë e çdo personi mesatarisht me 3,9 vjet. Në Afrikë ndotja e ajrit e ul jetëgjatësinë me 3,1 vjet dhe ka të njëjtin efekt në jetëgjatësi si SIDA, sëmundja kryesore vdekjeprutëse në Afrikë.

Vdekje të parandalueshme

Sipas kërkuesve, rreth dy të tretat e vdekjeve vinë si shkak i ndotjes së ajrit nga njeriu, kryesish nga djegja e qymyrgurit. Në vendet e industrializaura dhe në Kinë ka një rritje prej 80 deri në 85 për qind të vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e njeriut.

Në këto vende ndotja mund të ulet dhe si rrjedhojë edhe vdekjet e shkaktuara prej saj. Kështu, rreth 3,8 milionë vdekje të shkaktuara në botë në vitin 2016 nga ndotja për shkak të përdorimit të qymyrgurit, ose djegjes së drurit mund të ishin parandaluar

Ndërsa në Afrikë, përfshi vendet si Nigeria dhe në Egjipti, ndotja e ajrit nuk mund të përmirësohet shumë pasi ajo vjen kryesisht nga pluhuri i rërës së shkretëtirës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>