
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave vendosi dje kompensimin financiar për 21 pronarë tokash të zëna nga ndërtime pa leje.
Drejtorja Sonila Çato firmosi kompensimin e 20 ish-pronarëve nga Tirana dhe një nga Elbasani.
Qeveria ka vendosur t’i paguajë pronarëve, fillimisht, vetëm gjysmën e vlerës së kompensimit për tokën e zënë me ndërtime pa leje, e cila do të jepet në tre këste.