AKSHI i përgjigjet akuzave të PD-së: Procedura e tenderit e rregullt, asnjë ankesë për të

Nga Exit News
AKSHI i përgjigjet akuzave të PD-së: Procedura e tenderit e rregullt, asnjë ankesë për të

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike në lidhje me tenderin 1 milardë lekësh.

Në një deklaratë zyrtare, AKSHI pohon procedura e tenderit ka qenë e hapur për 23 ditë në portalin e prokurimeve publike dhe asnjë operator nuk ka bërë ankesa mbi specifikimet teknike të sistemit apo mbi kriteret e kualifikimit.

AKSHI shton se tenderi është një nga projektet më të rëndësishme dhe se është vlerësuar një muaj më parë dy organizatat më të rëndësishme dhe të besuara në nivel botëror, OKB dhe OECD.

AKSHI sqaron se” nëpërmjet shërbimit të automatizimit dhe monitorimit të aktivitetit për inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do të mundësohet automatizimi i të gjitha proceseve të punës së inspektorëve tatimorë, që nga dixhitalizimi i strukturës, ndarja e detyrave, ndjekja dhe gjurmimi i rasteve, gjurmimi i lëvizjeve të inspektorëve e deri te verbalizimi i inspektimeve dhe kundëvajtjeve.”

Më herët PD akuzoi se AKSHI kishte përcaktuar fituesin e tenderit prej 1 miliardë lekësh.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>