
Jason Dupasquier, piloti 19-vjeçar i Moto3 ka humbur jetën pas një aksidenti ditën e shtunë gjatë një gare në Itali.
Në aksident u përfshinë 3 pilotë të cilët u përplasën ndërsa regjistronin kohët e tyre në provat zyrtare.
Dupaskier u dërgua menjëherë në spital ku iu nënshtrua një operacioni por pa mundur të mbijetojë.
Lajmin për humbjen e jetës e konfirmoi MotoGP përmes faqes zyrtare në Twitter.
Dupaskier ishte me origjinë zvicerane. Ai debutoi në Moto3 një vit më parë nën skuderinë PruestelGP.
Moto 3 është një nga divizionet e “Grand Prix motorcycle racing”, e cila përfshin kampionatet më të mëdha të motoçiklizmit në botë.