Një person ka humbur jetën në Krujë si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Ngjarja ka ndodh rreth orës 19:15, në Qerek të Krujës, njofton policia.
Një 31-vjeçare ka përplasur me automjet një këmbësor i cili ka ndërruar jetë në vend.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.