
Drejtuesja e automjetit tip Fuoristrade, Rexhina Çelhaka, 22-vjeç, u ndalua nga policia në lidhje me aksidentin që ndodhi një ditë më parë në Qafë Muzinë, ku ngelën të vdekur 5 persona.
Çelhaka akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi automjeti që ajo drejtonte mendohet se i ka prerë rrugën furgonit të linjës Tiranë – Sarandë, duke e nxjerr nga rruga.
Sipas një raportimi nga BW, shoqërueset e Çelhakas kanë dëshmuar se kjo e fundit ka frenuar në kohë e se shkak për aksidentin u bë lagështira, që bëri që fugoni të rrëshkiste jashtë korsisë.