Një kalimtare u aksidentua për vdekje të hënën, rreth orës 11.00, pas përplasjes nga një automjet në rrugën dytësore Tiranë-Vorë.
Policia njoftoi se viktima, shtetasja D. H., 66 vjeç, ndërroi jetë në spital pak më vonë.
Në pranga u vendos drejtuesi i automjetit, shtetasi maqedonas, V. G, ndërkohë që autoritetet pohojnë se po hetohen rrethanat e ngjarjes.