Aktivistë dhe qytetarë: Qeveria ka dështuar në mbrojtjen e grave të dhunuara

Nga Alice Taylor
Aktivistë dhe qytetarë: Qeveria ka dështuar në mbrojtjen e grave të dhunuara

Aktivistet e të drejtave të grave protestuan të premten në darke, në Tiranë kundër dhunës ndaj guas, pas vrasjes makabre të një gruaje 6 javëshe shtatzënë nga bashkëshorti i saj këtë javë.

Gruaja 28-vjeçare nga Fieri u godit 31 herë me thikë në prani të dy fëmijëve të saj të vegjël, 4 dhe 6 vjeç. Autori i krimit më pas u largua nga vendi i ngjarjes dhe u gjend i vdekur, një ditë më pas, në fushën e grumbullimit te mbetjeve ne Fier.

Grupi i aktivistëve dhe qytetarëve u mblodhën para godinës së Kryeministrisë, me ne duar pankartën “Asnjë grua tjetër”, shoqëruar me numrin e telefonit në ndihmë të grave dhe vajzave të dhunuara.

Aktivistja Gresa Hasa i bëri thirrje institucioneve se kanë dështuar në ofrimin e mbrojtjes për gratë e dhunuara. “Ne jemi këtu, kemi njëri-tjetrin, nuk jemi vetëm ”, u shpre Hasa.

Në vitin 2020, 13% e denoncimeve për dhunë në familje u proceduan penalisht. Nga 4701 raste të raportuara të dhunës në familje gjatë vitit 2020, policia procedoi penalisht 615. Ata gjithashtu lëshuan 2816 urdhra mbrojtjeje, duke barazuar me 59.9% të raporteve.

Siç ka argumentuar Exit, kjo është shkelje e të drejtave të njeriut dhe e detyrës së shtetit për të mbrojtur qytetarët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>