Mundësimi i votës do e lidhë më shumë diasporën me realitetin shqiptar.
Kështu u shprehën në emisionin “Me Pak Fjalë” drejtuesit e shoqatës Diaspora për Shqipërinë e Lirë, Florian Haçkaj dhe Bledar Milaqi, ndërsa treguan si do ta ndikojë vota e emigrantëve nga jashtë vendit në Shqipëri.
Jashtë Shqipërisë kanë të drejtë vote 1.3 milionë shqiptarë të cilët nëse arrijnë të votojnë nga aty ku banojnë, do të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve në vend.
Këtë fakt politika “e sheh me shqetësim” tha Bledar Milaqi, “pasi është votë e pakontrollueshme, konsiderohet se pjesa e freskët e diasporës është ajo më kritike me establishmentin politik në Shqipëri”, shtoi ai.
Por përpos zgjedhjeve, mundësimi i votës ta afrojë diasporën më shumë me realitetin ekonimik dhe shoqëror.
Sipas Florian Haçkajt “diaspora do të shkojë përtej remitancave dhe do të ndikojë shumë më shumë” në ekonominë e Shqipërisë.
“Ne e kemi dëshirën dhe nevojën shpirtërore që të sakrefikojmë për vendin” deklaroi ai.
Të dy aktivistët theksuan se pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje do të rrisë llogaridhënin e deputetëve pasi ata nënvizuan faktin se pjesa më e madhe e shqiptarëve jashtë janë të mirëshkolluar, janë të shumtë në numër dhe se nuk ndodhen në mes të polarizimit politik brenda vendit.