Për nder të Ditës së Tokës në fillim të kësaj jave, një grup të huajsh dhe shqiptarësh pastruan plazhet e Durrësit nga mbeturinat plastike.
Aktivistët ju bashkuan thirrjes së organizatës së shoqërisë civile “Durresi Aktiv”, për të mbledhur mbeturinat, kryesisht ndotje plastike nga plazhi.
Kjo është nisma e tretë e udhëhequr nga qytetarët në dy javë, ku ekipet e vullnetarëve kanë marrë përsipër të pastrojnë zonat natyrore nga mbeturinat.
Fundjavën e kaluar, qindra vullnetarë pastruan brigjet e Liqenit të Fierzës në Kukës dhe i derguan ato në një fabrikë riciklimi në Vlorë.
Një javë më parë, së bashku me bizneset lokale, vullnetarët pastruan mbeturinat plastike nga Liqeni i Komanit në veri të vendit.
Qeveria shqiptare nuk riciklon mbetjet dhe Tirana dhe Durrësi janë disa nga kontribuesit më të mëdhenj të ndotjes se detit me mbeturina plastike në rajon.