Aktivistët për mbrojtjen e kafshëve protestë kundër vrasjes së qenve endacakë

Aktivistët për mbrojtjen e kafshëve protestë kundër vrasjes së qenve endacakë

Dhjetra aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve protestuan sot kundër vrasjes së qenve endacakë nga Bashkia Tiranë.

Mbledhur para Bashkisë Tiranë, aktivistët kërkuan trajtim me dinjitet të kafshëve të rrugës dhe jo vrasjen e tyre siç ka vepruar bashkia kohët e fundit.

Të shqetësuar për situatën e kafshëve në rrugë, ata sqarojnë se dhe qendra e sterilizimit në Kombinat, në të vërtetë i vret kafshët e rrugëve dhe nuk i sterilizon ato.

Aktivistët kërkuan ngritjen e një qendre të vërtetë për sterilizimin, kurimin  dhe strehimin e tyre deri sa më pas të adoptohen nga qytetarë.

Kryebashkiaku Veliaj ka premtuar disa herë se qentë endacakë të Tiranës nuk do të vriten, por sipas aktivistëve ky premtim nuk është mbajtur.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>