Aktorja Zhaklina Dhimojani i ka dhuruar disa respiratorë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, për të ndihmuar pacientët e infektuar nga Covid-19. Lajmi u bë publik nga ambasada shqiptare në Bernë të Zvicrës.
Zhaklina Dhimojan, e njohur për rolin e saj në filmin “Mimoza llastica”, prej 30 vitesh jeton në Zvicër, nga ku ka ndihmuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e Himarës, vendi nga ku ka origjinën.
“Aktorja e njohur për publikun shqiptar, ka dhuruar sot përmes Ambasadës shqiptare në Bernë, disa respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, që do të ndihmojnë më tepër të prekurit nga Covid-19”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.