Në fakt nuk është koha për akullore, por në ballkonin tim bie dielli dhe bashkë me të vjen edhe nepsi i akullores.
Në pamundësi për të blerë në dyqan vendosa ta bëja në shtëpi. Rezultati është i shkëlqyer prandaj po e ndaj me ju.
Pak histori
Mendohet që origjina e sorbeto-s është nga Kina dhe që falë Marko Polos ajo erdhi në Itali. Fjala sorbeto vjen nga arabishtja chorbet ose sharbet (sherbet) i ëmbël.
Megjithatë që në antikitet perandori Neron përdorte dëborë nga Alpet të përzier me mjaltë. Por nëse themi se sorbeto erdhi nga Kina, ishin italianët ata që patën idenë që përveç lëngut të frutave të përzienin edhe qumësht duke krijuar kështu ” gelato-on”.
Ishte Katerina Mediçi që e solli në oborrin mbretëror këtë ëmbëlsirë . Më 1660 një djalosh nga Fiorentina Procopio dei Coltelli hapi për herë të parë në Paris kafene e parë ku shërbeu edhe akulloret italiane me shije të veçanta që konsideroheshin shije lluksi.
Vetëm pas vitit 1846 falë ndërtimit të makinerisë së parë mekanike të akullores nga amerikania Nancy Johnson ajo u konsumua në masë
Për 4 ditë për 1 person duhen:
- 500g pana për ëmbëlsira,
- 6 të verdha vezësh,
- 6 lugë gjelle sheqer pluhur,
- 4 lugë gjelle prevede thane JaMystic.
Vendosim panën për ëmbëlsira dhe enën ku do ta rrahim në frigorifer.
Është e rëndësishme për kremin që ena edhe pana te jenë të ftohta.
Ndërkohë në një enë qelqi rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin pluhur deri sa masa të marrë pak volum dhe të marrë ngjyrë të bardhë.
Vëmë një enë me dy gisht ujë në zjarr mesatar dhe mbi të vendosim enën e qelqit ku kemi rrahur të verdhat. Pra ena me ujë të ngrohtë do të shërbejë me avullin e saj për të gatuar të verdhat e vezëve për vetëm 10-15 min duke i trazuar gjatë gjithë kohës. Kujdes uji dhe ena e qelqit nuk duhet të ciken. Kemi nevojë vetëm për avullin e nxehtë. E heqim nga avulli dhe e lëmë mënjanë.
Merremi me pjesën e kremit.
Pana e ëmbëlsuar mund të rrihet edhe me makinë, por duhet bërë kujdes të mos rrihet shumë sepse bëhet si dhjamë prandaj duke dëgjuar pak muzikë, e bëra në rrahje me tel në mënyrë që të kontrolloja konsistencën.
Pra hedhim panën e ftohtë në enën e ftohtë dhe fillojmë e rrahim me tel për afro 15-20 min deri sa të ngelet kremi në tel.
Në këtë kohë përziejmë reçelin me të verdhat e vezëve dhe gjithë masën e përftuar e përziejmë me kremin e ëmbëlsuar dhe i hedhim në enën ku do të qëndrojë akullorja.
Pasi e lëmë 6 orë në ngrirje ajo është gati për degustohet.
JaMystic ju këshillon: Mundet të përdoret si reçel edhe një shije tjetër si luleshtrydhe, limon anis apo Bergamote etj.
Të gjitha këto mund t’i gjeni tek JaMystic.
Për më shumë vizitoni në faqet online të JaMystic: JaMystic dhe jamystic1.