Shtëpia botuese amerikane Hachette Book Group nuk do të botojë më librin autobiografik të regjizorit të famshëm Woody Allen. 100 punonjësit e kompanisë protestuan kundër botimit të librit.
Libri “E parëndësishmja”, në origjinal “Apropos of Nothing”, ishte parashikuar të publikohej më 7 Prill. Allen, në librin e tij flet për jetën profesionale dhe marrëdhëniet me familjen dhe me miqtë e tij.
Kompania lajmëroi se “..drejtuesit e kompanisë pas bisedimeve me punonjësit, kanë vendosur se publikimi i këtij libri nuk do të jetë i mundshëm”.
Kundër botimit të librit të Woody Allen reagoi edhe djali i tij Ronan Farrow, i cili e quajti vendimin e shtëpisë botuese jo etik.
Në tetor, Farrow publikoi librin e tij “Kap vrasësin: Gënjeshtra, Spiunime dhe Konspiracion në mbrojtje të grabitqarëve”, në mbështetje të akuzave të motrës së tij Dylan, se ajo është ngacmuar seksualisht nga Allen kur ka qënë fëmijë.
Akuzat për ngacmim seksual janë hedhur poshtë nga Allen. Ai u hetua për këto akuza nga Prokuroria e Shtetit Konektikat, por asnjëherë nuk u akuzua zyrtarisht.