Alastair Campbell, konsulenti i Kryeministrit Rama, përjashtohet nga Partia Laburiste

Alastair Campbell, konsulenti i Kryeministrit Rama, përjashtohet nga Partia Laburiste

Alastair Campbell, konsulenti kryesor për komunikimin i Kryeministrit Rama, u përjashtua sot nga Partia Laburiste pasi deklaroi se votoi për Liberal Demokratët në zgjedhjet evropiane javën e kaluar. Britaniku Campbell u shpreh i zhgënjyer për përjashtimin e tij, por tha se ai do të ndihet gjithnjë në laburist.

Alastair Campbell ka qenë këshilltari për propagandën i ish-kryeministrit britanik Tony Blair. Ai po ashtu ka drejtuar fushatën mediatike të qeverisë Rama për të pastruar imazhin e kryeministrit në vitin 2017, kur u bënë publike një sërë skandalesh për lidhje të qeverisë me krimin e organizuar, si dhe vendet e Evropës vunë alarmin për rritjen e krimit të organizuar shqiptar.

Si pjesë e kësaj fushate, vetë Rama publikoi një opinion të tijin në gazetën Financial Times, në të cilin praktikisht ai u tha drejtuesve të BE-së se krimi shqiptar është problem i tyre.

Kundrejt pagesave, Alastair Campbell ka shkuar vazhdimisht artikuj me lëvdata për punët e Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj. Një ndër artikujt e Campbell, publikuar në blogun e tij, flet për mrekullinë e të bërit joga në sheshin Skënderbej, ndërsa në shkrime të tjera, Campbell tregon se si ka takuar Edi Ramën kur ishte ende në opozitë dhe se si ishte dashuruar pas ideve të tij saqë kishte vendosur të këshillonte dhe të punonte me Ramën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>