Albana Vokshi tregon prioritetet e PD-së për arsimin

Nga Exit News
Albana Vokshi tregon prioritetet e PD-së për arsimin

Përfaqësuesja e PD-së, Albana Vokshi tregoi se nxënësit do të jenë në qendër të programit të Partisë Demokratike.

Ajo tha se të gjitha shkollat në Shqipëri do të kenë standarte ndërkombëtare, do të kenë një mjedis të sigurtë dhe do të ofrojë ushqim në shkolla për nxënësit.

Vokshi deklaroi se PD do të sigurojë 350 mijë familje tekste shkollore falas, duke theksuar se kjo ndihmë do të vazhdojë deri në fund të shkollës së mesme për 60 mijë familje në nevojë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi të mërkurën programin elektoral për arsimin për zgjedhjet e 25 prillit. Pikat kryesore të programit mund t’i shihni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>