Aleanca globale e vaksinave, thirrje për financim shtesë të programit COVAX

Nga Exit News
Aleanca globale e vaksinave, thirrje për financim shtesë të programit COVAX

Kreu i aleancës së vaksinave, Gavi, Seth Berkley u bëri thirrje donatorëve për të mbështetur me fonde shtesë programin global të furniimit me vaksina, COVAX, sipas një raportimi nga Reuters.

Ai tha se aktualisht programi është “shumë ngushtë” dhe ka  pak gjasa të sigurojë furnizim të mëtejshëm gjatë këtij viti, përtej dozave që janë siguruar tashmë.

“Ne kemi nevojë urgjente për një angazhim prej 2 miliardë dollarësh të tjerë nga donatorët dhe 1 miliardë dollarë nga vendet e mbështetura nga bankat shumëpalëshe të zhvillimit,” u shpreh Berkley.

Në 2 miliardë dollarët e mësipërm përfshihen edhe 150 milion dollarë që i janë kërkuar sektorit privat, sipas tij.

Berkley bëri me dije se synimi ishte që financimi të sigurohej brenda qershorit.

COVAX është një program ndërkombëtar që kwrkon të sigurojë qasje të barabartë në vaksinat COVID-19 në të gjithë botën.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>