Teatri, artistët kërkesë ndërkombëtarëve: Ushtrojini presion qeverisë të presë Kushtetuesen

Teatri, artistët kërkesë ndërkombëtarëve: Ushtrojini presion qeverisë të presë Kushtetuesen

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kërkoi sot komunitetit ndërkombëtar t’i bëjë presion qeverisë që të mos prishë  Teatrin Kombëtar të paktën derisa ‘ligji special’ të shqyrtohet nga Gjykata e re Kushtetuese.

Me anë të një letre dërguar ambasdorëve të huaj në Tiranë, Komisionit Europian, eurodeputetëve dhe politikanë të rëndësishëm në vendet e BE-së, AMT i sqaron atyre shkeljet ligjore të ligjit ‘special’ dhe dhunën e ushtruar nga policia mbi aktorët e qytetarët në mbrotje të teatrit më 24 korrik.

Më poshtë Exit.al sjell të përmbledhur letrën e AMT-së:

“Qeveria shqiptare ka vendosur të prishë ndërtesën historike të Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe ta zëvendësojë atë me një ndërtesë të re, të financuar dhe ndërtuar nga një zhvillues privat.

Në këmbim, zhvilluesit privat do t’i jepet toka publike ku ndodhet aktualisht teatri dhe zona publike përreth tij, për ndërtimin e gjshtë kullave rezidenciale dhe komerciale në zonën më të vlefshme të qytetit.

Një skemë e tillë nuk është e parashikuar në kuadrin ligjor; përkundrazi, ajo shkel kushtetutën shqiptare, pavarësinë e pushtetit lokal dhe disa plot ligje të tjera.

Për të justifikuar këto shkelje , shumica socialiste miratoi një ‘ligj special’ i cili në mënyrë arbitrare shkel ligjet e prokurimit publik në vend si dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të Shqipërisë me BE-në.

Duke pasur parasysh se Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale prej  më shumë se një viti, ky ligj qartë anti-kushtetues nuk mund të sfidohej ligjërisht.

Qeveria miratoi një version të ndryshuar të ‘ligjit special’ në tetor 2018, që lejon zgjedhjen e zhvilluesit përmes tenderimit public. Por kushtet e garës, të cilat janë bërë ad-hoc dhe jashtë procedurave të rregullta të prokurimit public, sigurohen që fitues të jetë vetëm një: kompania Fusha shpk.

Ligji nuk u dekretua dy herë nga presidenti Meta dhe përfundimisht u miratua nga shumica socialiste pa pëlqimin e tij.

Komisioni Evropian gjithashtu shprehu rezerva për shkak të shkeljeve të mundshme të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit lidhur me praktikat e padrejtë të konkurrencës të zbatuara nga ligji special.

Përveç artistëve e qytetarëve shquiptarë, edhe organizata ndërkombëtare si Europa Nostra dhe Docomomo International i kanë kërkuar publikisht autoriteteve lokale të mos e shembin Teatrin Kombëtar, por ta mbrojnë atë si pjesë e trashëgiminë historike dhe kulturore të qytetit.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, i cili vizitoi Tiranën më 25 qershor, i këshilloi publikisht palët që të mos vazhdojnë me zbatimin e ligjit special derisa sistemi gjyqësor, i cili përfshin Gjykatën Kushtetuese, mund të japë një vendim të duhur për rastin. Presidenti i Republikës e ka dërguar për shqyrtim ligjin në Gjykatën Kushtetuese, e cila ende nuk është funksionale.

Çështja e Teatrit ishte në heshtje deri në orët e para të 24 korrikut 2019, kur forca të shumta policie, mbështetur dhe nga policia private, rrethoi Teatrin Kombëtar. Policia nuk kishte asnjë dokument që shpjegonte veprimtarinë e saj, por u bë e qartë se qëllimi i tyre ishte të pengonte artistët e qytetarët që të hynin në ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe kështu të fillonte procesin e zbrasjes dhe shembjessë ndërtesës.

Qytetarët dhe artistët u organizuar për të mos e lejuar këtë veprim të policisë.  Policia, kryesisht personeli i sigurisë private, dhunoi disa prej artistëve gjatë përplasjes. Robert Budina, një regjisor i mirënjohur fimlash, i cili kohët e fundit ka fituar disa çmime ndërkombëtare, u godit nga forcat private të sigurisë. Në mesin e atyre që u sulmuan ishin edhe pedagogia e dramës Taulanda Jupi dhe aktori i Teatrit Kombëtar Neritan Liçaj.

Pas disa orësh qëndrim, policia u përpoq përsëri të rrethonte ndërtesën gjatë pasdites. Qidnra qytetarë filluan të protestonin kundër veprimeve të policisë. Pas disa përplasjeve, ku u përdor dhe gaz lotsjellës, rreth orës 21:00, forcat policore më në fund u tërhoqën dhe lejuan që qytetarët të lëviznin lirshëm rreth Teatrit Kombëtar.

Si përgjigje ndaj përshkallëzimit të dhunës nga policia, qindra qytetarë kanë organizuar turne 24 orëshe për të mbrojtur teatrin nga çdo lëvizje që qeveria Rama bën për të filluar shkatërrimin e teatrit. Ne gjithashtu kemi rihapur Teatrin Kombëtar, ku po mbahen sërish shfaqje për publikun.

Nëse qeveria do të vazhdojë me planin e saj për shembjen e teatrit, ne do ta ndalojmë atë përsëri. Situata aktuale është rezultat i shkeljes së vazhdueshme të parimeve demokratike dhe sundimit të ligjit, në veçanti rënies së Gjykatës Kushtetuese.

Në mungesë të gjykatave, ne do të ushtrojmë të drejtën tonë për të ndaluar qeverinë nga dëmtimi i interesit publik, me çdo mënyrë.

Ne ju kërkojmë që të ushtroni presion mbi qeverinë për të ndalur planin e saj për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe për të lejuar sistemin e ri gjyqësor plotësisht funksional që të vendosë nëse kjo nismë është anti-kushtetuese.

Ju keni kushtuar paratë, energjinë dhe burimet tuaja për të ndërtuar një demokraci funksionale, sundimin e ligjit, ndarjen e pushteteve dhe sistemin e kontrolleve dhe balancave në Shqipëri. Është koha që ju ta vini qeverinë shqiptare para përgjegjësisë për t’i zbatuar këto standarde.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>