
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po proteston tek sheshi përpara Galerisë së Arteve. Kjo është protesta e tretë e Aleancës, pas shembjes së Teatrit nga qeveria, më 17 maj.
Përfaqësues të Aleancës mblodhën sot firma për peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar. Ata lajmëruan se nesër, më 23 maj, do të jenë në Shkodër për të vazhduar me mbledhjen e firmave në mbështetje të peticionit.