Alexei Navalny fluturon drejt Berlinit paraditen e së shtunës

Nga Exit News
Alexei Navalny fluturon drejt Berlinit paraditen e së shtunës

Aktivisti i opozitës ruse, Alexei Navalny pritet të udhëtojë me avion drejt Gjermanisë paraditen e së shtunës, për të marrë trajtim shëndetësor pas një helmimi të dyshuar që e ka lënë në koma prej 36 orësh.

Doktorët që trajtojnë Navalny në qytetin Omsk lejuan daljen e tij nga spitali, pas një përballje të tensionuar me familjen e tij që pretendon se jeta e tij është në rrezik në Rusi.

“Pacienti është në gjendje të qëndrueshme… ne nuk kundërshtojmë transferimin e tij në një spital tjetër, sipas instruksioneve të familjes së tij” deklaroi zëvendës i i doktorit primar të spitalit, mbrëmjen e së premtes.

Një avion mjekësor, i dërguar nga një Organizatë jo fitimprurëse gjermane ka pritur në qytetin Omsk për të transferuar Aleksei Navalyn në Berlin. Por mjekët rusë thanë se ai nuk mund të lejohej të dilte nga spitali për shkak të rrezikut të mundshëm për jetën e tij, raporton The Guardian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>