Alibeaj i PD-së akuzon Ramën se po përdor të dhënat e qytetarëve nga ‘e-albania’ për qëllime zgjedhore

Nga Exit News
Alibeaj i PD-së akuzon Ramën se po përdor të dhënat e qytetarëve nga ‘e-albania’ për qëllime zgjedhore

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama dhe Partinë Socialiste se po përdorin të dhënat e qytetarëve nga portali e-albania për qëllime zgjedhore.

Kandidati për deputet i PD, Enkeled Alibeaj deklaroi se Rama dhe PS po shkelin në mënyrë flagrante privatësinë e qytetarëve.

“Në Selinë e PS janë vendosur kompjutera dhe servera që përgjojnë dhe përdorin të dhënat personale të qytetarëve nga portali e-Albania”, tha Alibeaj.

Sipas përfaqësuesit të PD-së, me të dhënat nga portali është krijuar një bazë të dhënash “ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç.”

“Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës, praktikisht është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit.”, deklaroi Alibeaj.

Ai paralajmëroi se PD po përgatit një padi që do ta dorëzojë në SPAK pasi siç tha ai Rama dhe PS kanë kryer një vepër penale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>