Alimadhi akuza Murrizit për falsifikim firmash, Papa sqaron situatën

Nga Exit News
Alimadhi akuza Murrizit për falsifikim firmash, Papa sqaron situatën

Deputeti Adriatik Alimadhi ka akuzuar Myslym Murrizin se ka falsifikuar firmat e deputetëve firmëtarë të opozitës në kërkesën për ndryshimet kushtetuese dorëzuar në kuvend.

Gjatë mbledhjes virtual të Komisionit të Ligjeve, Alimadhi tha se deputeti Kostaq Papa nuk ka firmosur vetë në dokument.

Alimadhi u shpreh:

“Merreni verifikojeni firmën e Kostaq Papës. Firmat aty janë hedhur me telefon. Ka deputetë në atë listë që janë firmosur nga një deputet tjetër.

Si firmos një deputet në emër të një tjetri?! Nuk mund të firmoset në telefon!”

Pas deklaratave të Alimadhit, ndërhyri vetë deputeti Papa, i cili tha se mbështet propozimet e opozitës dhe se është dakord me firmën:

“Nuk ka lidhje nëse ka firmosur dikush tjetër. Unë jam dakord për firmën time dhe nuk kam nevojë për avokat.

Do ta firmos dhe njëhëre mbi emrin tim për herë të dytë.”

Exit News ka parë dokumentin që opozita parlamentare ka dorëzuar në kuvend. Në listën e firmëtarëve, gjendet emrin dhe firma e Kostaq Papës, por më pas i është vënë vizë sipër, siç dallohet dhe në foto.

FB F F ACB BBEE
FB F F ACB BBEE

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>