
Deputeti socialist Alket Hyseni deklaroi se Partia Demokratike ka ndihmuar shumicën socialiste për të bërë votat e nevojshme në kuvend për të miratuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
Duke folur në emisionin Real Story, Hyseni tha se vetë PS-ja nuk i ka pasur 84 votat për të miratuar Kodin:
“PD na ndihmoi për votat, pasi nuk i bënim dot ato. Opozita jashtëparlamentare ka negociuar, forca e madhe [PD-ja]. Nga informacionet tona ka pasur njerëz… 97 vota s’janë të maxhorancës, ajo ka 74 të sajat dhe ja nga 4 vota të partive aleate.”
Ndryshimet e Kodit Zgjedhor u miratuan në 5 tetor me 97 vota pro, ku 81 ishin deputetë socialist dhe deputetë pa grupe parlamentare që votojnë të gjitha nismat e PS-së, si Reme Lala e Tom Doshi dhe 16 deputetë të opozitës së re parlamentare.
Akuzat e Hysenit janë të forta pasi PD i ka kundërshtuar publikisht ndryshimet e Kodit Zgjedhor.