Zgjidhja afatgjatë për zhvillimin ekonomik nuk mund të shihet me zëvendësimin e punonjësve me krah të lirë pune.
Kështu u shpreh në emisionin “Me Pak Fjalë”, Altin Hoti, profesor i ekonomisë në Universitetin Amerikan të Lindjes së Mesme në Kuvajt Siti.
“Nuk mund ta bazojmë zhvillimin ekonomik tek bujqësia dhe industria nxjerrëse”, tha Hoti.
Sipas tij “e vetmja zgjidhje për rritjen ekonomike afatgjatë është produktiviteti”.
“Rritja dhe zhvillimi ekonomik duhet të bazohen tek teknologjitë e reja që i japin mundësi përmirësimit të produktivitetit. Produktiviteti lidhet me infrastukturën, inovacionin dhe tekonoligjinë”, deklaroi profesori i ekonomisë dhe shtoi se “me infrastukturë nuk nënkuptohen vetëm rrugët, portet dhe aeroportet por është infrastuktura e papreshkshme, cilësia e institucionve, mjedisi për të bërë biznes. me pak fjalë, sa shpejtë dhe kuptuheshëm paguhen taksat”.
Mbi debatin e nisur në vend, për ardhjen e imigrantëve të pakualifikuar që do të punojnë në industrinë fasone, bujqësi dhe ndërtim, Hoti u shpreh se “kur flasim për punësimin atëherë në afatgjatë nuk mund ta shohim rritjen ekonomike me zëvendësimin e punonjësve me krah të lirë të punës”.
“Politika duhet të flasë për strategjinë e zhvillimit jo për zgjidhje afatshkurtra”, sugjeroi ai.