
Kompania amerikane Amazon të mërkurën fitoi gjyqin për pagesën e taksave prej 250 milion euro, në gjykatën e dytë më të lartë të Evropës, kundër marrëveshjeve të padrejta të taksave për kompanitë shumëkombëshe.
Gjykata e Përgjithshme me bazë në Luksemburg gjeti se Amazon nuk kishte pasur një avantazh selektiv në marrëveshjen e saj të taksave me Luksemburgun.
Vendimi ndaj Amazon është një hap pas për Komisionerin Evropian të Konkurrencës.
Në 2020 Gjykata e Përgjithshme hoqi urdhrin e saj ndaj kompanisë Apple për të paguar 13 miliardë euro taksa në Irlandë.
E njëjta gjykatë në 2019 hodhi poshtë urdhrin ndaj Starbucks për të paguar deri në 30 milion euro në taksat e prapambetura në Hollandë.
Institucioni i konkurrencës së BE përmes vendimeve të tij ka bërë që Irlanda, Luksemburgu, Hollanda dhe Belgjika të ndryshojnë me praktikat e tyre të taksave.
Amazon paditi në gjykatë vendimin e Komisionerin Evropian të Konkurrencës, me justifikimin se nuk eshtë favorizuar nga qeveria franceze.