
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim kujtoi ditën e e emërimit të saj si ambasadore.
Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se para një viti u betua se do të mbronte Kushtetutën amerikane.
“1 vit më parë – në prani të miqve & familjes, me dorën mbi një Bibël të nënshkruar nga nëna ime – u betova se “do të mbështes & mbroj Kushtetutën e SHBA kundër të gjithë armiqve të huaj & të brendshëm”. Për nëpunësit publikë të 🇺🇸, Betimi ynë i Shërbimit është i shenjtë”.