
Ambasadorja amerikane Yuri Kim organizoi një ceremoni për 245-vjetorin e Korpusit të Marinsave.
Në mbarë botën, Korpusi i Marinsave të Shteteve të Bashkuara feston ditëlindjen çdo 10 nëntor me ballon tradicionale dhe ceremoninë e ndarjes së tortës.
Në një postim në rrjetet sociale, Kim postoi fotot nga ceremonia me Marinsat në oborrin e ambasadës.
Duke iu drejtuar Marinsave, Ambasadorja Kim tha se “ju jeni forca e vijës së parë që na mbron … ju jeni miqtë dhe kolegët besnikë me të cilët ne përfaqësojmë me krenari vendin tonë”.