Ambasada britanike në Beograd përgënjeshtron marrëveshjen kundër ndikimit rus me Serbinë

Ambasada britanike në Beograd përgënjeshtron marrëveshjen kundër ndikimit rus me Serbinë

Ambasada britanike në Beograd përgënjeshtroi të hënën zërat për një marrëveshje mes Britanisë së Madhe dhe Serbisë kundër ndikimit rus, duke thënë se marrëveshja nuk përmend vende të tjera.

“Dokumenti është përqendruar në konsolidimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit aktual midis ministrive të Mbrojtjes të Serbisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Dokumenti trajton tema të tilla si pjesëmarrja e përbashkët e vendeve tona në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare”, u shpreh Ambasada për Zyrën Ballkanike të Radio Evropa e Lirë.

Më herët, pretendimet ishin përgënjeshtruar edhe nga Ministria serbe e Mbrojtjes, e cila tha se marrëveshja kishte lidhje me bashkëpunimin “në fushën e operacioneve shumëkombëshe, trajnimit ushtarak, zhvillimin e stërvitjeve dypalëshe, shqyrtimin e përmirësimit të bashkëpunimit në fushat tokësore dhe ajrore, mbrojtjen kibernetike dhe rritjen e mundësive për bashkëpunim midis industrive të mbrojtjes dhe institucioneve kërkimore shkencore”.

Ambasada britanike, në reagimin e saj shtoi se politikës britanike ndaj Rusisë pasqyrohej në dokumentin strategjik ‘Rishikimi i Integruar i Politikës së Jashtme dhe i Mbrojtjes’”, ku ajo përcaktohet si “kërcënim”.

Më 18 qershor, Telegraph citoi Sekretarin briatnik të Mbrojtjes, Ben Wallace, duke thënë se vendi kishte nënshkruar një marrëveshje për parandalimin e rrezikut rus me Serbinë.

“Është në interesin tonë të ndihmojmë rezistencën e vendeve si Serbia ndaj aktiviteteve dhe ndikimeve dashakeqe”, tha Wallace, sipas gazetës Telegraph.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>