
Ambasada britanike shprehu keqardhjen për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të cilat u miratuan pa konsensus në Këshillin Politik.
Në një postim në Facebook, ambasada u shpreh:
“Marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, i arritur përmes dialogut dhe negociatave.
Shprehim keqardhje që ndryshimet e sotme janë bërë pa dakordësinë e Këshillit Politik dhe pa shteruar përpjekjet për të gjetur konsensus.”
Më herët ambasada amerikane u shpreh se miratimi i tyre nuk është shkelje por kritikoi qeverinë për mosarritjen e konsensusit.