
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë kujtoi sot 1 vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.
Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se SHBA-të ndihmuan Shqipërinë në këtë kohë të vështirë.
“Në 26 nëntor bëhet një vit qëkur një tërmet goditi Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në solidaritet me popullin shqiptar, ndërsa ju përkujtoni këtë përvjetor solemn.
Pas dëmtimeve të menjëhershme të tërmetit, zyrtarë dhe ekspertë amerikanë ndihmuan në përpjekjet e kërkim – shpëtimit dhe vlerësuan qëndrueshmërinë e strukturave të shtëpive dhe bizneseve në zonat e prekura. “
Ambasada shkruan se së bashku me Komandën Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) ndihmoi në furnizimin e rezervave që mungonin dhe siguroi pajisje kritike për raste katastrofash.