Ambasada e SHBA-ve kujton 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit

Nga Exit News
Ambasada e SHBA-ve kujton 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit

Ambasada e SHBA-ve ka kujtuar 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit.

Përmes një postimi në Facebok, ambasada shkruan se kjo ditë është ditë kujtesë ndaj atyre studentëve që protestuan kundër diktaturës dhe për të vazhduar sakrificën e tyre.

Ambasada theksoi se në këto 30 vite Shqipëria ka bërë përparime të mëdha duke qënë anëtare e NATO me të drejta të plota dhe rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Urojmë të gjithë shqiptarët teksa festojnë Ditën Kombëtare të Rinisë, e cila këtë vit shënon 30 vjetorin e lëvizjes studentore që solli rrëzimin e komunizmit më 8 dhjetor, 1990.

Sot është një ditë për të nderuar studentët e guximshëm, të cilët protestuan kundër diktaturës dhe sollën demokracinë e lirinë në Shqipëri, si dhe për të vlerësuar përparimin që është bërë në këta 30 vjet nga Shqipëria, tashmë një anëtare e plotë e NATO-s dhe drejt rrugës së Bashkimit Europian.

Është gjithashtu edhe një ditë për t’u siguruar që sakrificat që ata studentë bënë nuk do të harrohen, dhe për të nderuar ata që ende kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë. Shtetet e Bashkuara do t’a mbështesin gjithnjë populin shqiptar në këtë udhëtim. #KrahPerKrah”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>